Joel Dudushi ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, një dalje e parë televizive që nuk kishte si të kalonte pa vëmendje.
Teksa Joel po ndante eksperiencën si aktore në serialin “Katrori i Pushtetit”, Bieta shprehu bindjen në talentin e saj, duke mos e kursyer kështu një kompliment edhe për të ëmën e saj.
“Si mund të ndodhte ndryshe… Vajza e dy prindërve që kanë studiuar për dramë, Nigda Dako dhe Alban Dudushi… Si mund të ndodhte ndryshe?”, tha Bieta.
Mjaftoi kaq që ky moment të pasohej me duartrokitje nga të ftuarit dhe publiku.