Fshehën kultivimin e kanabisit, nën hetim 20 zyrtarë të lartë në Elbasan: Priten arrestime

20 zyrtare të ndryshëm të cilët kanë për detyrë të monitorojnë kultivimin e lëndëve narkotike në qarkun e Elbasanit janë nën hetim nga prokuroria e Elbasanit dhe SHÇBA.

Abc news raporton se hetimet janë në fazën finale dhe se mund të ketë arrestime për sa i përket kësaj çështje.

Të njëjtat burime thanë se hetimet kanë gati tre muaj që kanë nisur dhe ka prova se zyrtar të lartë kanë mbështetur trafikantët e lëndëve narkotike për të kultivuar në 7 bashkitë e Elbasanit kanabis.

Siç mësohet nga burime zyrtare personat nën hetim nuk kanë sinjalizuar për parcelat me hashash në qarkun e Elbasanit, një pjesë e së cilave është shkatërruar dhe po punohet për arrestimin e tyre.

Të njëjtat burime pohuan se mes 20 personave që janë vënë nën hetim ka edhe zyrtarë të lartë të policisë, bashkive njësive administrative etj.


Shtuar 13.07.2021 14:56