Frikë për sigurinë, piloti që vrua gruan dhe sajoi grabitje do të zhvendoset në burgun ku ndodhet krimineli shqiptar

Babis Anagnostopoulos, i cili vrau bashkëshorten e tij dhe më pas sajoi një histori grabitjeje, do të zhvendoset në një burg tjetër, për shkak të frikës për sigurinë.

Pilotido të transferohet në burgun e Malandrinos, që përbëhet kryesisht nga kriminelë mizorë të rrezikshëm.

Sipas Ant1, në këtë burg ndodhet vrasësi i Makrinicës, i cili masakroi me thikë gruan e tij 28-vjeçare dhe kunatin e tij 30-vjeçar, që shkoi për të shpëtuar të motrën nga vrasësi i ftohtë.

Një tjetër kriminelë që mbahet në Malandrino është vrasësi shqiptar, i cili vrau bashkëshorten e tij në Ormylia dhe me pas u arratis së bashku me dy fëmijët e tyre për 18 ditë.

Sipas avokatit të Babis Anagnostopoulos, ai frikësohet për sigurinë e tij, se mos sulmohet nga të burgosurit e tjetër.