Frikë apo injorim? Rama zbulon pse refuzon vazhdimisht Bashën për debat publik

Kryeministri Edi Rama rrëfeu sot nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV se arsyeja përse refuzon një debat publik me kryedemokratin Lulzim Basha është fakti që nuk është traditë në vendin tonë dhe njëkohësisht sipas tij është kohë e humbur.

Siç u shpreh kryeministri, Basha është formalisht kandidati për kryeministër dhe “faktikisht jo lideri i gjithë atij konglomerati”.

“Është kohë e humbur dhe nëse do të ishte një traditë do ta respektoja, por ne nuk e kemi këtë traditë. Dhe faktikisht është kohë e humbur sepse nuk ka asnjë sens të ballafaqohesh publikisht me atë që është formalisht kandidati për kryeministër, por që është faktikisht jo lideri i gjithë atij konglomerati”, tha kryeministri./mcntv


Shtuar 22.04.2021 21:05