FOTOT/ Aksidenti i shumëfishtë në qendër të Tiranës, urbani përplasi makinat, mjetet bëhen copë-copë

Dalin pamjet nga aksidenti i shumëfishtë, që ndodhi këtë mesditë më parë në zemër të Tiranës, pranë Urës së Tajvanit.

Siç duket nga fotot, urbani i linjës së Unazës ka përplasur me disa mjete, duke shkaktuar dëme serioze materiale.

Deri më tani nuk dihet se sa mjete janë përfshirë në aksident.

Ndërkohë policia bën me dije se nga aksidenti janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë.

/albeu.com/