Fotografitë i kushtuan shtrenjtë, 16-vjeçarja bie nga shkëmbi 14 metra i lartë

Një vajzë 16-vjeçe ra nga një shkëmb rreth 14 metra lartësi të dielën pasdite në Greqi.

E reja u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën, menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

Vajza ka lëndime në krah, këmbë, qafë dhe pjesë të tjera të trupit.

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes.

Në momentin që ra 16-vjeçarja ishte me disa moshatarë të saj duke bërë fotografi, teksa poshtë ishte një fushë basketbolli. Ende nuk dihet nëse vajzën e shtynë apo ra aksidentalisht./albeu.com


Shtuar 12.09.2021 22:21