Formacionet zyrtare Leeds-Manchester City: Haaland në krye të “qytetarëve” për 3 pikë “titulli”

Pas pak në stadiumin “Elland Road” vendasit e Leeds United do të presin “qytetarët” e Pep Guardiolas, në një përballje që pritet të jetë e zjarrtë e me gola.

Tekniku Jesse March ka zgjedhur formacionin 4-3-3, për ti bërë ballë euforisë së City-t. Në portë është vendosur Meslier e para tij në mbrojtje, Struijk, Cooper, Koch dhe Kristensen. Mesfusha me 3 është e përbërë nga Roca, Forshaë dhe Greenwood, ndërsa në sulm janë vendosur Gnonto, Rodrigo dhe Aaronson.

Të lidhura

None found

Ashti si March, edhe Pep Guardiola në krahun tjetër ka zgjedhur formacionin 4-3-3. Mes shtylla të “qytetarëve” do të vendoset Ederson. Në mbrojtje Lewis, Stones, Akanji dhe Ake. Në mesfushë De Bruyne, Rodri dhe Gundogan, ndërsa “tridenti” i sulmit përbëhet nga Mahrez dhe Grealish në krah, ndërsa në qendër të sulmit është vendosur Erling-Braut Haaland. /albeu.com