Forcat separatiste pro-ruse në rajonin e Donetskut kanë mohuar përdorimin e armëve kimike në qytetin port jugor të Mariupolit, raporton agjencia e lajmeve Interfax.
Eduard Basurin, një komandant separatist, i tha agjencisë së lajmeve se agjentët kimikë nuk ishin përdorur pavarësisht pretendimeve të Ukrainës për të kundërtën.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, tha më herët se Kievi po kontrollonte informacione të paverifikuara se Rusia mund të ketë përdorur armë kimike gjatë rrethimit të qytetit-port jugor të Ukrainës.
“Ekziston një teori që këto mund të jenë municione me fosfor,” tha zonja Malyar në një intervistë televizive.
“Informacionet zyrtare do të vijnë më vonë”.