Efektivë të shumtë kanë “zbarkuar” mbrëmjen e kësaj të diele në hyrje të Lushnjës. Burime për mediat bëjnë me dije se efektivët e armatosur kanë ngritur postobllok ku dhe po kryejnë kontrolle në çdo makinë që është duke kaluar.
Deri më tani nuk dihen arsyet e këtij kontrolli, por kjo situatë vlen të theksohet se ka sjellë panik te qytetarët si dhe trafik të rënduar.
Të lidhura
None found
Sipas të njëjtave burime mësohet se trafiku është rreth 16-17 km i gjatë, duke filluar nga Rotondo deri te rreth-rrotullimi Savër.
Lidhur me këtë ngjarje të fundit priten më tepër detaje në vijim.
