Fluks në Morinë, qytetarët e Kosovës zgjedhin Shqipërinë për fundjavën (VIDEO)

Jo vetëm korriku e gushti, por edhe muajt e tjerë të vitit, qytetarët e Kosovës zgjedhin Shqipërinë për të pushuar.

Këtë e provon fluksi i madh i mjeteve që ëstë krijuar në doganën e Morinës. Mijëra qytetarë kanë zgjedhur të vijnë në Shqipëri për të shijuar fundjavën e fundit të tetorit, ndërsa moti është me diell.

Një arsye pse ata zgjedhin të pushojnë në Shqipëri është se masat anti-covid në Kosovë janë më të rrepta.

Policia kufitare prej mëngjesit punon me procedurë të përshpejtuar dhe shtatë sportele./albeu.com


Shtuar 30.10.2021 11:38