Ernejt Shyti, Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç janë katër personat që akuzohen si të përfshirë për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia.
Ernejt Shyti është i vetmi që ka pranuar krimin, ndërsa pohoi se ka kryer ai ekzekutimin më 25 shkurt pranë qendrës së Tiranës.
24 vjeçari që u arrestua në Malin e Zi si i dyshuar për vrasjen e Behar Sofisë, mësohet të ketë mohuar që celularin që gjeti policia në kodrat e liqenit të ketë qenë i tij.
Në këtë aparat celular janë komunikimet mes të dyshuarit për vrasje dhe porositësit dhe organizatorit të ngjarjes.
Ndërkohë që në qeli duke u marrë në pyetje është edhe Skënder Vathi, i cili dyshohet se është personi që ka marrë porosinë për vrasjen e 66 vjeçarit Behar Sofia dhe më pas ka gjetur edhe ekzekutorin e vrasjes. /albeu.com/