Nga Generda te planet me Saimirin, Meri rrëfehet për herë të parë pas “Love Story” (FOTO LAJM)

Meri ishte vajza që fitoi zemrën e Saimirit dhe që “princi modern” e zgjodhi si partneren e tij të ardhshme. Ata janë çifti i parë që u krijuan nga spektakli “Love Story”, ndërkohë që të gjithë janë kuriozë se si do të vijojë më tej marrëdhënia mes tyre.

Saimiri është larguar së fundmi drejt Gjermanisë dhe këtë gjë e ka treguar vetë ai përmes postimeve në rrjete sociale. Ndërsa ndjekësve nuk ju ka shpëtuar fakti se në këtë udhëtim nuk e ka shoqëruar Meri, madje ata kanë filluat dyshimet se Saimiri mund të jetë atje me ish-konkurrenten e këtij spektakli, Generdën.

Së fundmi, bukuroshja Meri Murrizi ka dhënë një intervistë për “Bordo”, ku ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e saj personale si dhe iu është përgjigjur dyshimeve të fansave

Si vijon përditshmëria jote tani pas përfundimit të Love Story?

Kisha vërtetë shumë nevojë për pak kohë që të qetësohesha pas atyre 3-muajve përpara kamerave, emocioneve të bukura dhe jo të bukura si dhe presionit të publikut. Këto ditë ja kam përkushtuar vetes sepse kisha nevojë për pak kohë t’i rikthehesha normalitetit. Ditën e kam shpenzuar më së shumti në shtëpi duke lexuar, duke bërë aktivitet fizik, duke kaluar pak kohë me familjarët e mi.

Cili është gabimi më i madh që ke bërë në LS? Mësimi që nxore nga ai gabim?

Nuk mendoj se kam bërë një gabim pasi aty secili prej nesh tregoi veten ashtu siç realisht është!

Si po shkon marrëdhënia me Saimirin?

Marrëdhënia me Saimirin deri tani po shkon shumë mirë, jemi në fazën e parë  të njohjes së vërtetë përtej kamerave dhe po përpiqemi t’i kushtojmë kohë njëri tjetrin duke shkëmbyer mesazhe gjatë gjithë kohës dhe duke folur  me kamera. Dua të permend edhe që një pjesë e publikut interesohen shumë për marrëdhënien tonë  dhe mendojnë se ne nuk jemi bashkë, por thjesht kemi nevojë për pak privatësi.

A do i kaloni pushimet verore së bashku?

Pushimet verore janë pak larg, nuk dua të bëj plane pasi jemi ende në fazën e njohjes, por nëse fati na do bashkë patjetër që bashkë do kalojmë pushimet verore.

Në intervistën e tij për Bordo, Saimiri u shpreh se së fundmi ka njohur një anë tjetër tënden; atë të nevrikes. Po ti çfarë ke zbuluar në karakterin e tij që nuk e kishe parë gjatë spektaklit?

(Qesh) Më pëlqen kur më thotë nevrike sepse është ai vetë që më ngacmon, por vetëm nerva nuk i shprehim dot njëri tjetrit, jemi të dy njësoj, duam paqe. Unë i njoh njerëzit duke parë edhe detajet më të vogla tek ai person dhe Saimiri është një djalë i respektueshëm, i ndjeshëm, familjar, ka shumë humor dhe këto bëjnë që unë tërhiqem shum prej tij. Diçka e re në karakterin e tij është se nuk është aq romantik sa dukej gjatë kohës në program (Qesh)

Është vërtetë ai aq i ftohtë sa ngjan nga ekrani?

Jo aspak. Thjesht ai ka tipin serioz, por me njerëzit e afërt është shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim gjatë kohës në ‘Love Story’.

Çfarë mendon familja jote për Saimirin? Ka ndonjë pjesëtar që s’e ka pëlqyer?

Të afërmit e mi e kanë pëlqyer që në fillim sepse thonë edhe pse është rritur jashtë ka taban shqiptari. Nuk mund të them që është një nga pjesëtaret e familjes që nuk e pëlqen, por me vëllain nuk flasim asnjëherë për këtë temë dhe mendoj se nuk e ka të lehtë pasi tashmë atë e kam në vendin e babait dhe mbase pret kohen kur çështja jonë të bëhet më serioze…

Kë takuar ndonjë nga familja e Saimirit?

Po, disa ditë pas përfundimit të ‘Love Story’ pata kënaqësinë që Saimiri të më prezantonte me mamanë dhe kushërirën e tij e cila e ka mbështetur atë përgjatë atyre 3 muaj program.

Kush i shpreh më shumë ndjenjat, ti apo Saimiri?

Ndonjëherë unë, ndonjëherë Saimiri!

Pse nuk shkove bashkë me të në Gjermani?

Është ende herët që unë të shkoj në Gjermani tek Saimiri, ky hap për mua është shumë i rëndësishëm.

Je xheloze?

Pak po, pasi largësia bën të veten…

Me kë nga vajzat e kastit të LS mban akoma shoqëri?

Me të githa vajzat kam pasur raport të mirë por me Redonen kontaktoj shpesh.

Çfarë mendon për Generdën? A mban kontakt?

Generda është një vajzë shumë e mirë, kemi shkëmbyer shumë pak mesazhe me njëra tjetrën që pas përfundimit të Love Story.

Nëse Saimiri do të propozonte tani për martesë, çfarë përgjigje do t’i jepje?

Me sa e njoh unë Saimirin ai nuk merr asnjëherë vendime kot por i mirëmendon, dhe nëse do më propozonte sigurisht që do pranoja.

A mendon se lidhja juaj do të vazhdojë gjatë? Ndonjë plan bashkëjetesë?

Është ende herët për të dhënë një përgjigje për këtë, nëse është e shkruar të jemi bashkë do te jemi, nëse jo prapë çdo gjë vjen për një arsye.

Shtuar 16.03.2021 01:03