Flaku “të bardhën” në parkun e fëmijëve sapo pa policinë, shqiptari nuk i shpëton prangave në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kalur me kokainë, shkruajnë mediat italiane.

Ai e kishte fshehur lëndën narkotike në një kuti syzesh, që e hodhi sapo pa policinë.

Shqiptari e hodhi drogën brenda një parku për fëmijë në Fiabilandia, por nuk mundi t’i largohet policisë. Në tentativë për të shpëtuar ai u dha policëve 155 euro, por plani i tij nuk shkoi mirë.

Ai u arrestua dhe po gjykohet me akuzën e posedimit të drogës, ndërsa policia seksuestroi një enë e cila përmbante 14 mbështjellës celofani me një lëndë që më vonë u konstatua se ishte kokainë, me një peshë totale rreth 5 gram.


Shtuar 3.12.2022 10:15