Dhjetëra efektivë zjarrfikës janë angazhuar për të kontrolluar një zjarr të përmasave të mëdha që ka përfshirë fshatin Gurshpatë, në bashkinë e Librazhdit.
Të dhënat nga terreni tregojnë se operacioni po pengohet nga relievi i thepisur malor. Ndërkohë, temperaturat e larta dhe era e fortë po ndihmojnë në përhapjen me shpejtësi të flakëve.
Të lidhura
None found
Forcat e emergjencës po punojnë për izolimin e vatrës, ndërsa autoritetet po ndjekin nga afër zhvillimet për të parandaluar avancimin e zjarrit në drejtim të zonave të banuara.
Prej disa ditësh, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e kishte renditur qarkun e Elbasanit mes zonave me rrezik të lartë për zjarre, si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin gjatë fundjavës.
Deri në këtë fazë nuk ka raportime për persona të lënduar. Autoritetet u kërkojnë qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos ndërmarrin veprime që mund të krijojnë vatra të tjera zjarri.
