Fituan medalje të artë olimpike, Rama: Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në mbledhjen e qeverisë se dy vajzat nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që fituan medalje të artë olimpike, do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Vendimi tjetër i rëndësishëm është vendimi për përfshirjen në strukturat  e FA të dy fituesve të medaljeve të arta, shqiptaret nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme. Kanë shprehur dëshirën që ti bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Dhe me ministrin e Mbrojtje jemi duke punuar që në FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë gjithë jetën të trajtohen me një status të veçanta. Të jenë aty shembulli rrezatues por edhe mentorët e të rinjve me uniformë,” tha Rama./albeu.com


Shtuar 18.09.2021 11:27