Fitoi gjyqin ndaj ish-bashkëshortes, Johnny Depp hedh hapin e rëndësishëm

Aktori i njohur, Johnny Depp pas fitores në gjyq ndaj ish- bashkëshortes Amber Heard, duket se i është rikthyer normalitetit.

Depp tashmë ka hapur një llogari në TikTok.

Që nga mbrëmja e djeshme aktori ka mbledhur më shumë se 1.6 milion ndjekës.

58-vjeçari nuk kishte ndjekur askënd tjetër ose nuk kishte pëlqyer ndonjë postim në llogari.

Depp hapi llogarinë disa ditë pasi gjykata e Virginias i dha atij më shumë se 10 milionë dollarë në padinë për shpifje kundër Heard, për një artikull të vitit 2018 që ajo shkroi për The Washington Post./albeu.com

Shtuar 7.06.2022 16:33