Lautaro do të sakrifikohet? Veprimi i tij tregon të kundërtën dhe ngul “rrënjët” në Milano

Nesër në mbrëmjë, shpjegon “Tuttosport”, është planifikuar hapja e restorantit të ri të Lautaro Martinez.

“El Toro” ka zgjedhur zonën e Brerës për të nisur biznesin e tij që do të quhet “Coraje” dhe do të hapet nesër.

Një investim si shumë lojtarë të tjerë, por që sipas gazetës dëshmon edhe një herë dëshirën e madhe të bomberit argjentinas dhe familjes së tij për të qëndruar në Milano dhe tek Interi pavarësisht zërave këmbëngulës në merkato për kërkesat e ekipeve të tjera ndaj Lautaros./ h.ll/albeu.com