Fitoi BBV Kosova, Stresi publikon mesazhin që mori nga Sali Berisha

Arkimed Lushaj ose i njohur ndryshe si Stresi, ka arritur të rrëmbejë fitoren e Big Brother Vip Kosova duke fituar çmimin prej 160 mijë eurosh.

Pas këtij triumfi ai padyshim mori mesazhe dhe urime të panumërta por një nga ta i erdhi nga dikush shumë special për të.

Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Stresi zbuloi se politikani e uroi për fitoren duke i uruar suksese më të mëdha.

Stresi ka lidhje të afërta me familjen Berisha, pasi babai i tij Sali Lushaj, ka qenë bashkëpunëtor i tij.


Shtuar 20.03.2023 09:49