Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, pas sherrit i pret fytin me gotë spanjollit: Nuk kam bërë asgjë!

Një shtetas me origjinë shqiptare rreth 40 vjeç është në paraburgim, i akuzuar për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë, pasi i ka prerë fytin me gotën, shtetas spanjoll.

Ngjarja ka ndodhur në klubin e natës Jaleo në La Hernán Cortés, sheshi de Castelló rreth orës 02:30.

Pas një përleshje brenda ambienteve, i arrestuari ka sulmuar viktimën.

Sulmuesi u largua nga lokali duke ecur, i vetëm, me duart tërësisht të gjakosura, si dhe me shpinën dhe qafën e njollosur. Ai është nisur drejt rrugës Pescadores, i ndjekur nga një dëshmitar, i cili ka pasur guximin ta incizojë në video me celularin e tij në mënyrë që imazhi dhe veshja e tij të jenë të regjistruara, siç kanë shpjeguar disa të pranishëm për mediet spanjolle. 

Teksa po largohej, shqiptari, i cili kishte veshur një xhaketë lëkure të njollosur me gjak, përsëriti: “Nuk kam bërë asgjë”.

Si Policia Kombëtare ashtu edhe ajo Vendore morën njoftime të shumta dhe falë pranisë së bollshme të policisë me rastin e festave të Magdalenës, paraqitja e agjentëve ishte e menjëhershme. Shqiptari përfundoi në pranga e policisë vetëm disa minuta pas ngjarjes./Albeu.com/


Shtuar 20.03.2023 09:49