Firmosja e memorandumeve me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, Rama: Shpirti i kësaj nisme është të ndihmojmë njëri-tjetrin

Pas firmosjes së marrëveshjes trepalëshe “Ballkani i Hapur”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidenti Aleksandër Vuçiç kanë dalë në një konferencë për shtyp.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se shpirti i kësaj nisme është të ndihmojmë njëri-tjetrin, në rastet kur do të kemi nevoja emergjente, siç është tërmeti, zjarret etj.

“Kur në Shqipëri ra tërmeti, ishin forcat e kërkim shpëtimit nga forcat e rajonit që mbërritën në Shqipëri, ishin dhe ato nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Ajo çka kuptuam ne në atë moment tragjik. Kuptuam se sa e rëndësishme ishte që të mos ndiheshe vetëm dhe sa e ndjeshme ishte që në një terren të shkatërruar ky kishte qindra jetë njerëzish nën gërmalla të kishe më shumë forca. Sot ne kemi firmosur një marrëveshje, për të qenë bashkë, në çdo rast, ku largqoftë cilado nga vendet tona përballet me forcën e natyrës.

Më thoni, çfarë të keqe do të kishte për Kosovën, për Malin e Zi, për Bosnjën, që të bashkoheshin në këtë nisëm, që hap rrugën, që forcat tona emergjence të ndërveprojnë së bashku, të kenë sistem të përbashkët alarmi dhe të gjenden aty për të ndihmuar. Apo për rastin kur për shkak të ndryshimeve klimatike, sipërfaqe të tëra pyjesh digjen. Ku është e keqja. Që helikopterët e vendeve tona, të gjenden aty të gjithë bashkë. Ky është shpirti i kësaj nisme, e s’dua të flas më shumë”, tha Rama./albeu,com