Një shtetas në Gjirokastër është vënë në prangat e policisë pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë 17 vjeçare. Në pranga ka rënë shtetasi E.G., i cili është shoqëruar në komisariat.
Ndërkohë policia ka referuar materialet e nevojshme dhe po bën verifikimet e mëtejshme për ngjarjen në fjalë.
Njoftimi i Plotë:
Gjirokastër.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit E. G., 34 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, 17 vjece.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipër i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Ngacmim seksual “. /albeu.com/