Ngacmoi sek*ualisht 3 të mitura, arrestohet 61-vjeçari në Gjirokastër

Një arrestim ka ndodhur në Gjirokastër ku është vënë në pranga një 61-vjeçar i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturave.

Në pranga ka rënë shtetasi V. M., pasi sipas uniformave blu, ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.

Ai do të akuzohet për veprën penale, ‘Ngacmim seksual’.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”. /albeu.com/

 


Shtuar 16.06.2021 09:22