Festoi ditëlindjen e dytë, Meghan dhe Harry publikuan foton e rrallë të Archie-t

Ditën e djeshme, vogëlushi i Meghan Markle dhe Princ Harry-t, Archie Harrison, festoi 2-vjetorin e tij të lindjes.

Mbretëresha Elizabeth duket se ka lënë pas mëritë ndaj Harry-t dhe Meghan-it dhe ka zgjedhur që të urojë publikisht stërnipin e saj, Archie Harrison për dy-vjetorin.

“I urojmë Archie Mountbatten-Windsor një ditëlindje të 2-të shumë të lumtur”, shkruhet në llogarinë në “Twitter” të familjes mbretërore.

Këtë urim e bashkangjiti me një foto të Meghan Markle, Princ Harry-t dhe Archie-t.

Kjo tregon se në ditëlindjen e stërnipit, mbretëresha ka lënë mënjanë dramën Megxit, ku familja mbretërore dhe Sussex-ët kanë pësuar një përçarje të vazhdueshme.

Me rastin e dy-vjetorit të të birit, as Meghan dhe Harry nuk e kursyen një foto të të voglit, të cilit kësaj here ia kanë fshehur portretin. Megjithatë, dallojmë që Archie është rritur shumë që nga hera e fundit që e kemi parë.


Shtuar 7.05.2021 12:44