Festa e fishekzjarreve në Londër anulohet për të dytin vit radhazi

Shfaqja e fishekzjarreve të famshme buzë lumit në prag të Vitit të Ri është anuluar për një vit të dytë për shkak të pasigurive të shkaktuara nga Covid.

Anglia ishte nën bllokim të rreptë vitin e kaluar, por pavarësisht se të gjitha kufizimet janë hequr, kryetari i Londrës Sadiq Khan e ka anuluar përsëri ngjarjen.

Normalisht rreth 100,000 njerëz mbushin rrugët rreth Victoria Embankment.

Zëdhënësi i kryebashkiakut të Londrës shpjegoi arsyen pse u anulua duke thënë: “Për shkak të pasigurisë së shkaktuar nga pandemia Covid-19, shfaqja jonë e Vitit të Ri me famë botërore nuk do të mbahet në brigjet e Thames këtë vit./albeu.com


Shtuar 13.10.2021 08:36