Real Madridi bëhet gati për një verë të “nxehtë”, Mbappe e Pogba pritet të zbarkojnë në Madrid

Mesfushori francez, Poul Pogba është vënë sërish në radarin e Real Madridit.

Mesfushori është në vitin e fundit të kontratë me Manchester United dhe ende nuk ka rinovuar dhe gjasat janë që ai të largohet si lojtar i lirë në verë.

Sipas AS, Real Madrid është në dijeni që disa javë që Pogba nuk ka rinovuar dhe duke marrë parasysh paraqitjen e mirë në Ligën e Kombeve, kanë rikthyer interesimin.

Pogba është një lojtar që ka qenë i lidhur me kalimin te Reali për shumë vite, ngase e ka ëndërr fanellën e bardhë.

Momentalisht Pogba fiton rreth 15 milionë euro për sezon dhe këtë vlerë mund ta ofrojë gjiganti spanjoll pa problem.

Është hera e tretë që Reali synon Pogba, pasi  e kërkonte në vitin 2016 dhe në vitin 2019, mirëpo asnjë marrëveshje nuk u arrit.

Arsyeja ka qenë marrëveshja e dobët e klubit madrilen me agjentin Mino Raiola, ngase siç dihet gjithmonë kërkon komision të lartë. Sidoqoftë, tani situata është përmirësuar shkaku i dy klientëve që i do Reali (Pogba dhe Haaland).

Me arritjen e Pogba, do këtë rol të rëndësishëm për dy lojtarë: Benzema dhe Mbappe. Te tre janë duke shkëlqyer te Franca, andaj suksesin mund ta përsërisin në “Santiago Bernabeu”.


Shtuar 13.10.2021 08:25