Fenomeni i rrallë! Jo vetëm në Shëngjin, deti tërhiqet dhe në Vlorë e Divjakë (VIDEO)

Ditën e djeshme lajmi I tërheqjes së detit në Shëngjin qarkulloi në të gjitha mediat. Dhe, teksa vitin e kaluar deti po avanconte duke “gllabëruar” rërën dhe pishat pranë bregut, këtë vit ndodhi fenomeni i kundërt.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe në plazhin e Divjakës dhe në Vlorë.

Sipas ekspertëve, një fenomen i tillë ndodh si pasojë e ndikimit të tërheqjes së hënës, ku niveli i ujit në dete e oqeani pëson lëkundje.

Kjo periudhë mund të zgjasë deri në 24 orë ose pak më shumë./albeu.com

 


Shtuar 22.03.2022 15:22