Fëmija në një krevat me prindërit? Disa të mira dhe një rrezik shumë i madh

E mban fëmijën për të fjetur në mes të krevatit? Përveç kënaqësisë nga përqafimet apo të pasurit aty afër, nën kontroll, ka edhe një problem të madh që e sqaron Lira Gjika.

“Të fjeturit e fëmijës, në një krevat me prindërit, ka të mirat e veta, por ka edhe një problem shumë të madh. Sipas specialistëve, të fjeturit e fëmijës në një krevat me prindërit, krijon shumë nxehtësi dhe fëmija, duke pasur trurin të parritur dhe të pa pjekur, për pasojë edhe qendrat e frymëmarrjes janë të pa pjekura. Kështu, fëmija nuk arrin të realizojë frymëmarrje të plotë siç ndodh kur është zgjuar.

Frymëmarrja bëhet superficiale dhe në vend që të marrë oksigjenin dhe të nxjerrë anhidritin karbonik, e rithith anhidritin karbonik dhe kështu mund të ndodhë “sindromi i vdekjes së menjëhershme”. Ky rrezik shtohet edhe më shumë nëse prindërit, qofte edhe njeri janë duhanpirës. Kjo gjendje, ky sindrom, ndodh nga mosha 6 muaj deri në moshën 5 vjeç.

Prindër kini kujdes, në dhomat ku flenë fëmijët t`i mbani temperaturat nën 20 gradë. Mos i mbuloni dhe vishni trashë fëmijët kur i vini në gjumë. Fëmija më mirë të flejë në një mjedis të freskët, pasi është edhe më i shëndetshëm. Bakteret dhe viruset nuk janë shume aktiv kur temperaturat e mjedisit janë nën 20 gradë, kështu edhe sistemi imunitar fuqizohet edhe më shumë dhe minimizohet rreziku për sindromin e vdekjes se menjëhershme”, shkruan Lira Gjika. /tiranapost


Shtuar 29.10.2021 15:28