Pas zhvillimeve që përfshijnë bllokimin e aksesit për gazetarët e News24, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar duke e cilësuar situatën si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë.
“Ajo që po ndodh me News24 nuk është thjesht sulm ndaj një media të lirë, por është sulm ndaj lirisë dhe jetës së çdo shqiptari”, u shpreh Mediu, duke theksuar se veprimi është kryer pa asnjë vendim gjykate dhe në shkelje të parimeve demokratike.
Sipas tij, qeveria vepron kundër fjalës së lirë dhe, kur nuk mund ta blejë apo ta mbyllë një zë kritik, “përdor dhunën e paligjshme”.
“Kjo është Shqipëria e pushtetit dhe jo e shqiptarëve. Shqipëria sot është dhunë, korrupsion dhe krim”, shkruan ai.