Anëtari i Kryesisë së PD-së, Farbardh Kadilli ka dorëzuar zyrtarisht ditën e sotme pranë selisë blu, kandidaturën e tij për kryetar të PD-së.
Kadilli ka qenë i pari nga radhët e PD-së, që, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, ka kërkuar dorëheqjen e Bashës.
Pas dorëzimit të kandidaturës, Kadilli është ndalur në një pronocim për mediat, ku ka thënë se ndihet shumë më tepër superior para kreut të PD-së, Lulzim Basha.
“Është një moment i rëndësishëm për PD. Ka shumë ngarkesë, emocion të shumëfishtë, është moment kthese. Ndonëse është një garë asimetrike. Kryetari në detyrë, nuk del as nga zyra, dhe ka në dispozicion me mjetet që ishin menduar përballë kryeministrit Edi Rama. Përballë simetrisë morale, ndihem shume herë më superior para tij. Vij në këtë garë duke u ballafaquar me vlerat, pastërtia, integriteti politik, përvoja, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite në PD për të qenë luajal me këtë parti. Jam njeri që e mbaj fjalën, kam kontribuar, nuk kam tradhtuar kurrë PD. S’kam tradhtuar kurrë asnjë nga demokratët dhe s’do e bëjë. Për të ringritur PD, për ta bërë të hapur dhe fituese.”, tha Kadilli./albeu.com