EXIT POLL: LDK merr Pejën, s’ka nevojë për balotazh

Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demoratike e Kosovës, ka përmbysur rezultatin në Pejë duke dalë para kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje Gazmend Agusholli dhe Rrustem Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Muhaxheri madje, sipas rezultateve të EXIT POLL-it të Albanian Post, fiton pa balotazh me 59.9%.

I dyti është Agusholli me 23.5% të votave.

Kurse i treti, është kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Rrustem Berisha me 16.6% të numrit të votave.

 


Shtuar 17.10.2021 19:58