Europol ka zhvilluar një operacion të gjërë në Europë, duke shkatërruar një nga bandat ë të rrezikshme të narkotrafikut të drogës, të udhëhequr nga një shtetas serb.
Gjatë operacionit të Europol të shtrirë në disa shtete të Europës, u kontrolluan 15 banesa, si dhe u sekuestruan mbi 2.7 ton kokainë, si dhe 550 mijë euro.
Veprimet e njëkohshme në Serbi dhe Spanjë çuan në arrestimin e liderit të drogës dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij kryesorë
Europol mbështeti shkatërrimin e një organizate të madhe të trafikut të drogës, i njohur si karteli ballkanik dhe që u hetua nga Task Forca Operacionale e koordinuar nga Europol. Operacioni i udhëhequr nga Serbia, përfshiu autoritetet e zbatimit të ligjit nga Brazili, Kroacia, Franca, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Sllovenia dhe u mbështet nga Qendra e Analizës dhe Operacioneve Detare – Narkotikët (MAOC-N).