Kryedemokrati Sali Berisha nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me protestën e 6 dhjetorit që do të zhvillohet në të njëjtën ditë me samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.
Në konferencën e tij të përjavshme, Berisha kishte pas tij slogani që do të përdoret pak ditë më pas: Europe is the right way, not the Rama way. Fjali që në shqip do të thotë: Europa është rruga e duhur, jo rruga e Ramës.
E gjitha është shkruar në anglisht, me qëllimin për t’u kuptuar nga të gjithë ndërkombëtarët!