E pazakontë në Stamboll, policia gjen vajzat me minifund dhe me maska

Me pandeminë, edhe ngjarjet e pazakonta janë shtuar  më shumë.

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Maltepe të Stambollit ku policia u njoftua se në një apartament po zhvillohet një festë. Pasi shkoi në apartamentin e sinjalizuar, policia gjeti aty 25 persona, të cilët kishin shkelur rregullat anti-Covid duke u mbledhur në mes të pandemisë në një hapësirë të ngushtë.

Pas policisë në vendin e ngjarjes shkuan edhe gazetarët, të cilët hasën në një fenomen të çuditshëm.

Të gjitha vajzat që gjendeshin në atë festë mbanin në kokë maska me prerje të njejtë, por ngjyra të ndryshme. Duket se maska nuk janë vendosur aty për aty, megjithatë deri më tani asnjë nuk e ka kuptuar domethënien e tyre.

Shtuar 15.04.2021 13:01