Escobar nuk e takoi gjatë vizitës në Tiranë, Berisha: E garantoj se do ekstradojmë Ramën në SHBA për ta çiftuar me McGonigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vizitën e ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar në Shqipëri, pasi ky i fundit zgjodhi të mos e takonte.

Ai tha se e garanton Escobar se në programin e tij elektoral do të shtohet pika e ekstradimit të kryeministrit Rama nëSHBA, kur të kërkohet nga drejtësia amerikane lidhur me çështjen “McGonigal”.

“Unë e ndoqa vizitën e ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar në Tiranë. Mua, ajo vizitë më pëlqeu. Unë kam një eksperiencë të gjatë politike. Ajo çka mund ta garantoj zotin Escobar, dhe jo vetëm atë, se në programin elektoral të Sali Berishës do shtohet një pikë: ekstradimi i Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigalin. Dhe unë i kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të FBI, të hetojë afera korruptive të McGonigal me fustan, përfshi pronat e saj në Shqipëri, duke garantuar se PD do ndihmojë në këtë hetim. E ftoj inspektorin e përgjithshëm për t’u njohur me fakte të pakundërshtueshme si kjo dritë dielli. Nuk mund t’i lejoj vetes të akuzoj një njeri, shqiptar apo të huaj”, tha Berisha.


Shtuar 13.04.2023 13:00