“Erzeni e ndihmonte Bujarin me informacione për policinë”, çfarë deklaroi Dumani në SPAK për njohjen e tij me Breçanin

AlbEu.com ka siguruar dosjen hetimore të “SPAK”, e cila çoi pas hekurave disa nga personazhet më të njohur të botës së biznesit, policisë dhe krimit në Shqipëri, si dhe disa të tjerë në kërkim.

Në dosjen e siguruar nga AlbEu.com, janë detaje nga përgjimet e zbardhura pas zbërthimit të aplikacionit të inkriptuar SKY ECC.

Nga dosja del edhe emri i ish-zv.Drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili ka lidhje mqësie me një nga personat më të rrezikshëm të evidentuar në dosje, Bujar Gërmizi.

Sa i përket njohjes mes Gërmizit dhe Breçanit ka folur edhe Nuredin Dumani në 17 tetor para prokurorëve të SPAK.

Në dëshminë e zbardhur Dumani tregon se Erzen breçanin e ka takuar, pasi më herët për të i kishte folur edhe Bujari, pasi kishin punuar bashkë në RENEA.

Sips Dumanit shpesh Breçani e njoftonte Bujarin për operacionet e policisë për kapjen e tij.

…Po ashtu, kam takuar edhe Erzen Breçanin, 2 apo 3 herë në Kukës në një bar restorant në qendër të Kukësit. Erzeni me sa më kishte fol Bujari, ishte shok i ngushtë i tij pasi kishin punuar edhe bashkë në polici në repartin Renea. Erzeni e ndihmonte Bujarin me informacione në rastet kur policia vinte në Kukës për të arrestuar Bujarin apo persona të tjerë, pasi vetë Bujari ishte në kërkim për arratisje nga burgu në Maqedoni”, ka rrëfyer Dumani para prokurorëve të SPAK.

Albeu.com


Shtuar 22.11.2023 21:15