Ervis Martinaj ka ndryshuar pamje? “Zbërthehet” ish-komisari: 2 muaj para se të zhdukej kontaktoi me kirurgun e njohur plastik në Itali

Të tjera detaje kanë dalë pas zhdukjes së të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj.

Nga pretendimet se trupi i tij është ndarë në gjashtë pjesë, te rrëmbimi dhe oferta 50 milionë euro për t’u liruar dhe deri tek inskenimi i zhdukjes drejt ndonjë vendi si Dubai, për t’ju shpëtuar bandave rivale.

Në studion e “Shqipëria Live”, ish-komisari i policisë Dritan Zagani është shprehur se Ervis Martinaj ka kontaktuar një kirurg plastik, një nga më të njohurit në Itali me origjinë shqiptare.

Sipas tij, bëhet fjalë për konkretisht dy muaj para se të zhdukej Martinaj.

“Pak muaj para se të zhdukej ky person nëpërmjet lidhjeve të tij ka kërkuar të takoj një nga kirurgët plastik më të mirët në Itali. Ka dërguar njerëz që ta sjellin në Shqipëri dhe ky kirurgu është shqiptar. Hetuesit a e kanë shqyrtuar ndonjëherë këtë mundësi? Thuajse dy muaj para se të zhdukej Ervis Martinaj ka ndodhur kjo gjë,” tha Zagani./albeu.com/