Erdogani thërret Ramën në Ankara pasi mbylli shkollat (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, këtë të martë ndodhet në Turqi. Mësohet se Rama është takuar me presidentin turk Rexhep Erdogan.

Takimi mes tyre ka nisur në orën 14:30 dhe është zhvilluar në ambientet e Presidencës. Mediat turke kanë ndarë pamjet nga takimi, i cili kishte të pranishëm dhe mediat.

Ende nuk dihen arsyet e vizitës së Ramës në Turqi/albeu.com

Vizita vjen pas mbylljes së kopshtit të kolegjit “Turgut Ozal” dhe kolegjit të vajzave “Mehmet Akif”, gjë e cila sipas mediave turke ka ndodhur për shkak të kërkesës nga Erdogan.

Sakaq, ditën e nesërme Rama do të udhëtojë drejt Strasburgut lidhur me raportin e Dick Martyt.


Shtuar 11.10.2022 15:09