Erdogan përplas Albano Bogdon me efektivët e policisë (FOTO LAJM)

Vizita e presidentit turk në Shqipëri, Recep Tajip Erdogan, ka bllokuar për disa orë qarkullimin në Tiranë, duke devijuar trafikun në disa akse rrugore.

Gjatë momentit që presidenti ishte duke shkuar në xhaminë e Et’hem Beut, i gjithë trafiku në rrugën e Elbasanit, u ndal deri në përfundimin e këtij takimi.

Shumë drejtues mjetesh shfaqën pakënaqësinë e tyre lidhur me këtë bllokim, duke e demonstruar përmes borive të mjeteve.

Përjashtim nuk bëri as aktori i humorit, Albano Bogdo. Ky i fundit ka dalë nga makina dhe duke bërtitur i ka kërkuar efektivët të Policisë që t’i hapte rrugën që të kalonin qytetarët, pasi sipas tij takimi i Erdogan nuk mund të shkaktonte atë kaos.

“O legjend pse bën sikur s’dëgjon, hape rrugën të kalojnë qytetarët, ça lesh Erdogan”, i është drejtuar aktori efektivit të policisë./albeu.com/