Enver Hoxha i paqethur? Piktori ngre në këmbë Komitetin e Partisë

Piktori i madh Rakip Shabani ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites” për të rrëfyer karrierën e tij 65 vjeçar në fushën e artit. Një nga piktorët më të dashur, ku veprat e tij i shohim të shfaqura edhe në Galerinë Kombëtare të Artit në Tiranë. Por në intervistën e tij zbuluam edhe dashurinë për të udhëtuar dhe për të zbuluar vende të reja në natyrë. Ndonëse vitet që mban mbi supe nuk janë të pakta, ai nuk ndalon së vizituari thesaret e fshehura të Shqipërisë, ku shprehu se në këmbë e ka udhëtuar vendin tonë plot 3 herë.

Sëfundmi Shabani shfaqi për publikun ekspozitën e tij ‘Mbi Bektashizmin’, ku për të realizuar 20 piktura me akuarel në telajo, udhëtoi në vendet e shenjta për bektashinjt. Ai i shprehu se me natyrën zbulon dhe historinë, atë që nuk është e shkruar dhe që shpesh harrohet nga populli. Por gjithashtu ai tha se njerëzit me traditat dhe zakonet e tyre i njeh kur jeton me ta.

Ndër të tjera ai tregoi edhe historitë më interesante të 65 viteve punë:

“Nuk ka ndjenjë socialiste apo kapitaliste, ka vetëm art. Arti është ndjenjë. Unë kisha autorizim të veçantë atëhere, isha në dekor të qytetit. Bëja portrete gjithmonë të byrosë politike dhe të Enver Hoxhës që vendosej të universiteti. Duhet të bëja një portret i madh 8 metër në këmbë me 6. Enveri kishte një fotografi shumë të bukur, me flokë të gjata shumë simpatik. Ajo ishte figurë shumë e bukur, unë e pikturova siç ishte. Më thërrasin në Komitet të Partisë, ishin disa veteranë, ‘ky është ai piktori që ka bërë Enver Hoxhën me flokët të gjatë?’ mbeta. Në bibliotekë të një prej tyre gjeta një libër ‘Imperializmi dhe revolucioni’, ja tregova veteranit dhe i thashë ‘nëse ke ndërmend ta qethësh ti Enver Hoxhën, qethe. Unë s’kam ndërmend” – rrëfeu duke qeshur piktori i shquar teksa kujtonte një prej momenteve më të sikletshme të karrierës së tij.

Një tjetër moment tejet interesant që ai zbuloi në bisedë me Ermal Peçin, ishte dhe bashkëpunimi më artistin Sali Shijaku, ku u shpreh:

“Vumë pllakat Vojo Kushin, të piktorit të madh Sali Shijaku. Mirëpo atje Vojo Kushi është mbi një tank zbathur, pa këpucë e pa opinga. Doli problem që partizanët s’kanë qenë pa këpucë. U detyruam, e çuam pikturën dhe i tham vishini ju një palë këpucë se ne nuk e prekim të drejtën e autorit.”


Shtuar 24.03.2022 18:23