Udhëtimi dhe qëndrimi drejt SHBA ka qenë fatal për aktorin shqiptar Florind Belliu, i cili i dha fund jetës së bashku me gruan e tij Ornela Belliu ditën e djeshme.
Miqtë e tyre shprehin dhimbjen nëpërmjet mesazheve të tyre në rrjetet sociale, duke ngushëlluar prindërit e çiftit, të cilët ishin prindër të dy fëmijëve.
Para se të largoheshin për në SHBA, aktori 35-vjeçar kishte folur në një intervistë për mediat shqiptare ku rrëfente ëndrrën e tij për t’u bërë i famshëm, por që nuk ishte realizuar, pasi ai kishte punuar në një agjenci imobiliare.
“Kur u nis avioni me mua, përpara atij avioni u nis një avion tjetër me ëndrrën time…Duke ardhur ëndrra ime para meje”, do të shprehej Belliu./albeu.com