Sherr me thika në Spartë, shqiptari masakron grekun

Një sherr i ashpër ka ndodhur pasditen e së shtunës në qendër të Spartës, konkretisht pranë sheshit ku një shqiptar ka plagosur një grek.

Sipas mediave vendase, shqiptari për një arsye të panjohur është përleshur me një grek dhe më pas ka tërhequr një thikë duke e plagosur rëndë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa i plagosuri është dërguar me ambulancë në spitalin e Spartës, ku u gjykua e nevojshme transferimi i tij në Athinë.

Për rastin po kryhet një hetim paraprak, ndërsa vlen të theksohet se po shqyrtohet mundësia që i pandehuri me origjinë shqiptare të kishte përdorur drogë.