Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes se krimit ku u vra shqiptari Elson Kalaveri në Pisanit. Ai u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej brenda mjetit në zonën e njohur si Sasso Pisano, një fshat i komunës Castelnuovo Vai di Cecina, në provincën e Pizës. Zona ku ndodhën të shtënat aktualisht është e mbyllur dhe kontrolluar nga policia.
Shqiptari u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej në një makinë që drejtohej nga një person tjetër, i njëjti që ka udhëtuar disa qindra metra për të arritur në një vend publik ku mund të kërkonin ndihmë. Të pranishmit u përpoqën mirëpo shqiptari ndërroi jetë.
Në vendngjarje karabinierët e kompanisë Volterra dhe të njësisë hetimore që po kryejnë hetimet. Kërkimi për të arratisurit është duke u zhvilluar në të gjithë Alta Val di Cecina, një zonë tërësisht rurale, me shtëpi fermash të izoluara, shumë pyje dhe një labirint rrugësh dytësore nga ku është e mundur të largohesh në gjitha drejtimet./albeu.com