Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar pedofil nga Mallakastra. Nertil Islami, u demaskua nga emisioni “Pirajat”, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur dhe ka kryer veprime të turpshme ndaj saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Mallakastër
Në lidhje me rastin e publikuar në emisionin “Piranjat”, në televizionin ABC Neës Albania, në të cilin është trajtuar rasti i një shtetasi që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur dhe ka kryer veprime të turpshme ndaj saj, ju bëjmë me dije se:
Pas publikimit të këtij rasti, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kanë ndaluar për veprat penale “Përndjekja”, “Ngacmimi seksual” dhe “Vepra të turpshme”, shtetasin N. I., 33 vjeç, banues në Klos, Mallakastër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të tilla dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm./albeu.com