EMRI/ Tritol banesës së efektivit në Shkodër, nga shpërthimi dëmtohet dhe makina (VIDEO)

Gjatë natës i është vënë tritol banesës së efektivit të Policisë së Shkodrës, Pëllumb Vuka. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25 të mëngjesit dhe lënda plasëse ishte vënë te muri rrethues i shtëpisë. Nga shpërthimi vetëm dëme materiale dhe gjithashtu i është dëmtuar mjeti i tij që gjendej parkuar aty pranë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri, Shkodër, pranë murit të banesës së shtetasit, P. V., 49 vjeç, oficer policie në Komisariatin e Policisë Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./albeu.com


Shtuar 2.06.2022 07:10