Bosi shqiptar i mafias Viterbo, Ismail Rebeshi, ka marrë 16 vjet burg dënim për tregti të heroinës dhe marihuanës në bregdetin roman.
Ai nga 9 shkurti i vitit të kaluar, u vendos në 41 bis të burgut të Cuneos ku vuan dënimin me 10 vjet e 11 muaj në shkallën e dytë për lidhje me organizata mafioze.
38-vjeçari shqiptar u dënua të enjten më 4 nëntor në Romë.
Mediat e huaja i kanë bërë jehonë lajmit, teksa shkruajnë se në krye të bandës ishte një shqiptar, i njohur si Lele, “subjekt i kalibrit të konsiderueshëm kriminal”, i cili në çdo negociatë droge që bënte shkonte i armatosur./albeu.com/