EMRI/ Përplasi këmbësorin e u arratis nga vendngjarja, arrestohet shoferi në Lushnje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnje ku shtetasi Ilir Gjyla ka përplasur një këmbësor dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia ka vënë në pranga shoferin, ndërkohë mësohets e i plagosuri është nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISE:

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprat penale “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin I. Gj., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor Divjakë – Plazh, duke drejtuar automjetin tip “Ford Focus”, është përplasur me motomjetin tip “Yamaha” me drejtues shtetasin M. L., 66 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Pas aksidentit 50-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /albeu.com/

 

 


Shtuar 6.08.2021 09:54