EMRI/ Kë do të vriste? Kapet në Fushë-Krujë 36-vjeçari me armën gati për qitje, momenti kur policia e “mbërthen” (VIDEO)

Policia ka arrestuar në Fushë-Krujë, një 36-vjeçar të identifikuar si Hekuran Sefa, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Ky shtetas u prangos pasi, nga kontrollet e ushtruara, efektivët i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje. Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me municionin luftarak.

Të lidhura

None found

Burime bëjnë me dije se Sefa kishte vetëm tre ditë që ishte kthyer nga Anglia, ndërsa nga verifikimet rezulton pa precedent penal.

Njoftimi i policisë:

Fushë Krujë/Vijojnë kontrollet e befasishme, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Finalizohet nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Borizana”.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, me fishek në fole, gati për qitje, kapet dhe arrestohet në flagrancë 36-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë, në kuadër të kontrolleve të befasishme mbështetur me inteligjencë  informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borizana”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– H. S., 36 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas, kanë ushtruar kontrollit fizik ndaj 36-vjeçarit, të cilit i kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje. Pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me municionin luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com