Emri/ Ish-ministri shqiptar, dënohet me 3 vite e 8 muaj burg

Ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj, është dënuar me tre vite e tetë muaj burgim, për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka”, për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Ai është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.

Lekaj është dënuar edhe me dënim plotësues, që ia ndalon për tre vite e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit publik në administratë publike.

Bashkë me të janë dënuar edhe ish-sekretari i Ministrisë Nebih Shatri me një vit e tetë muaj, drejtori i Prokurimit Besim Tahiri, me një vit e tetë muaj burgim dhe këshilltari Eset Berisha me 3 vite e tre muaj.

Në deklarimet e tyre paraprake të gjithë të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.


Shtuar 31.01.2024 11:43