EMRAT/ Vritet brutalisht në grup shqiptari në Angli! 7 të arrestuar (FOTO LAJM)

Një shtetas shqiptar rreth 30-vjeç është vrarë në Angli.

Sipas burimeve nga mediat vendase, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Brislington më 24 maj.

Bëhet me dije se ai është vrarë nga një grup i madh njerëzish, por ende nuk bëhet me dije identiteti i tij.

Në prangat e Policisë kanë përfunduar: Sadik Lleshi, Brikel Palaj, Kastriot Mhillaj dhe Rinush Behari, të gjithë të akuzuar për sulmin që i kushtoi jetën shqiptarit tjetër. E gjitha nisi pas një sherri, arsyeja e të cilit ende nuk dihet, por Prokurori Jill Macnamara i tha gjykatës se si Lleshi u përpoq të tërhiqte zvarrë njeriun që vdiq, ndërsa tre të tjerët e ndihmuan.

Rinush Behari, 32 vjeç, nga Bunton Street, Londër, u përfaqësua nga Masood Hussain, nuk bëri asnjë kërkesë për lirim; Kastriot Mhillaj, 34 vjeç, pa adresë fikse, kërkoi përkthim nga avokati i tij në italisht, megjithëse gjuha e tij amtare është shqipja, e Gjykata dëgjoi. Edhe Palaj tha se nuk do të kishte asnjë kërkesë për lirim me kusht.

Të tre të pandehurit nuk kanë dhënë asnjë indikacion për pranimin e fajësisë, megjithatë as nuk e mohojnë se kanë dhunuar për vdekje shqiptarin tjetër. Ndërsa përveç të arrestuarve, në spital kanë përfunduar edhe 6 persona të tjerë, të gjithë jashtë rrezikut për jetën, por ende trajtohen në spital.

Prokuroria e cilësoi vrasjen si një “ngjarje shumë të rëndë”, ndërsa gjyqi është caktuar të mbahet në Gjykatën e Kurorës së Bristol më 27 qershor. Përveç 4 personave të lartpërmendur, u arrestuan edhe dy burra të tjerë, të moshës 18 dhe 34 vjeç, të cilët mendohet se kanë ndihmuar autorët, por janë liruar më kusht. Ndërsa një tjetër anëtar i grupit ndodhet në spital, raporton bristolpost.co.uk.