Emrat/ Vrasja e 24-vjeçarit në Tropojë, identifikohet viktima dhe autori

Uniformat blu në Tropojë, kanë vënë në pranga shtetasit, Andrin Qehaja, Xhevolin Macaj, Altin Shpendi, Anton Boçi dhe Jetmir Kuraj, pasi gjatë një konflikti në fshatin Breg-Lumë të Tropojës, mbetën të plagosur 3 persona, ku një 24-vjeçar ndërroi jetë në spital.

Sipas informacioneve policore, janë identifikuar viktima, autori dhe dy të plagosurit gjatë sherrit në lokal.

Ngjarja ndodhi në një lokal rreth orës 17:00, ku 40-vjeçari Saimir Sadiku, goditi me mjete prerëse 24-vjeçarin, Adrian Pepkola, vëllain e këtij të fundit, 32-vjeçarin Valentin Pepkolaj dhe 45-vjeçarin Shkelzenn Kukaj.

24-vjeçari Adrian Pepkola, u dërgua në spital por nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën, ndërsa Saimir Sadiku vijon të jetë në arrati.

Ndërkohë, janë arrestuar 5 persona që akuzohet se përkrahën autorin e vrasjes.

Njoftimi i policisë:

Policia vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit shtetasit Saimir Sadiku 40-vjeç, pasi plagosi me mjete prerëse, shtetasit Valentin Pepkolaj, 32-vjeç, Shkelzen Kukaj, 45-vjeç, si dhe shtetasin Adrian Pepkolaj, 24-vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital.

Në vijim të veprimeve Policia arrestoi 5 shtetas, konkretisht;

Andrin Qehaja, 39-vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

Xhevolin Macaj, 31-vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

Altin Shpendi, 34-vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

Anton Boçi, 29-vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

Jetmir Kuraj, 34-vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, kryer pasditen e djeshme, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë.


Shtuar 12.07.2024 12:22